Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev paralajmëron rrezik për ekonominë


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se çmimi relativisht i lartë i naftës paraqet një rrezik të madh për zhvillimin e vendit në vitet e ardhshme.

Në fjalimin vjetor për buxhetin, Medvedev tha se ekonomia është stabilizuar kryesisht në saje të masave kundër krizës, porse përmirësimet, sipas tij, mund të jenë “të përkohshme”.

Rusia, e varur nga të ardhurat e sektorit të energjisë, ishte ndër më të goditurat në mesin e vendeve të zhvilluara BRIK – ku bëjnë pjesë edhe Brazili, India Kina - në kohën e shpërthimit të krizës globale në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG