Ndërlidhjet

Athinë: Përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë


Disa dhjetëra të rinj të maskuar janë përleshur me policinë në Athinë, gjatë protestës kundër reformave të planiffikuara qeveritare në sistemin e rrogave dhe të pensioneve.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës, përderisa trazirat u zhvilluan përgjatë rrugës kryesore të qytetit, ku ndodhen bankat dhe shitoret.

Në protestat e sotme në Athinë, të organizuara nga dy sindikatat kryesore në vend, morën pjesë rreth 10,000 njerëz.
XS
SM
MD
LG