Ndërlidhjet

Sulmohet ministri Hoxhaj


Policia e Kosovës konfirmoi sulmin fizik ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Enver Hoxhaj.

Sulmi është kryer pasditen e sotme në objektin e ministrive (ish-objekti i Rilindjes).

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se “ministri Hoxhaj është sulmuar nga një person i dyshimtë” dhe se “njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë reaguar në vendngjarje dhe kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin”.

Policia tha se i dyshuari është shqiptar, ndërsa motivet e sulmit po hetohen.
XS
SM
MD
LG