Ndërlidhjet

Petreus: Situata në Afganistan e ndjeshme


Gjenerali amerikan, Dejvid Peterus, deklaroi para Senatit se situata e sigurisë në Afganistan është e ndjeshme.

Në seancën dëgjimore në Komitetin e Forcave të Armatosura, Petreus tha se kryengritja e talibanëve është mjaft e gjallë.

Petreus është zgjedhur nga presidenti Obama të drejtojë forcat amerikane në Afganistan. Ai vlerësohet për rolin e tij në ndryshimin pozitiv të situatës në Irak.

Petreus në postin e ri do të zëvendësojë gjeneralin Stenli MekKristël, të cilin presidenti Obama e largoi nga detyra për shkak të komenteve të bëra rreth politikave të administratës amerikane.
XS
SM
MD
LG