Ndërlidhjet

logo-print

Muze virtuel për krimet e komunizmit


Qendra për të drejtat e njeriut në Rusi “Memorial” ka hapur një “muze virtuel në internet, për historinë e Bashkimit Sovjetik si dhe për kampet e punës, të njohura si gulagë, njofton shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë.

Aktivistët për gjashtë vjet me radhë kanë grumbulluar të dhënat dhe fotografitë në arkivat ruse dhe ndërkombëtare, për ta paraqitur jetën në kampet e kohës.

Ueb-sajti përmban dokumnete të digjitalizuara nga më shumë se 100 muzeume.

Drejtuesja e projektit, Tatjana Pritikina, tha se qëllimi është që të mos zhduken kujtimet për viktimat e komunizmit.
XS
SM
MD
LG