Ndërlidhjet

FH: Korrupsioni në Shqipëri, dukuri e përhapur



“Megjithëse zgjedhjet e qershorit 2009 plotësuan shumicën e standardeve të OSBE-së, ato nuk e realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’ju përmbajtur standardeve më të larta demokratike” thuhet në raportin e Freedom House.

Në paragrafin që i kushtohet qeverisjes kombëtare thuhet se qeveria e re ka premtuar reforma, mirëpo bojkotimi i kuvendit nga Partia Socialiste, e ka penguar mjaft funksionimin e parlamentit.

Në raport thuhet se korniza ligjore që mbulon median e lirë nuk është ende e plotë.

Sistemi gjyqësor, thotë raporti nuk është krejtësisht i pavarur dhe Shqipërisë i mungon një strategji e përgjithshme për reformën e gjyqësorit.

“Korrupsioni vazhdon të jetë një dukuri e përhapur në Shqipëri dhe perceptimi i korrupsionit në shërbimet e ndryshme publike vazhdon të jetë i lartë. Imuniteti i zyrtarëve të lartë mbetet një pengesë në luftën kundër korrupsionit” thuhet në raportin e Freedom House.
XS
SM
MD
LG