Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pranohet ndihma ndërkombëtare për naftë


Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që ta pranojnë ndihmën ndërkombëtare nga disa vende dhe grupe ndërkombëtare, që për disa javë kanë ofruar ndihmën e tyre në mbledhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Departamenti amerikan i shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do t’i pranojnë oferat nga 22 vende dhe 12 trupa ndërkombëtare.

Pos kësaj, po shqyrtohen edhe ofertat e tjera për ndihmë.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar ndihmën vetëm nga një numër i vogël i vendeve, përfshirë Meksikën dhe Norvegjinë.
XS
SM
MD
LG