Ndërlidhjet

Iran: Shkencëtari i zhdukur thotë se ka ikur nga SHBA-të


Televizioni shtetëror iranian sot ka transmetuar pamje të, siç thuhet, shkencëtarit të zhdukur nga Irani.

Kjo është videoja e tretë e transmetuar gjatë javëve të fundit, duke paraqitur konkludime kundërthënëse për fatin e personit, për të cilin Teherani thotë se është rrëmbyer nga CIA.

Shahram Amiri, profesor universitar, që punonte për Organizatën për Energji Atomike të Iranit, është zhdukur gjatë pelegrinazhit në Arabinë Saudite, para një viti.

Më herët këtë muaj, televizioni iranian paraqiti pamje të njeriut, për të cilin thuhej se ishte Amiri, me ç’rast ai tha se ishte rrëmbyer, dërguar në Shtetet e Bashkuara dhe se ishte torturuar. Më vonë nëpërmjet të Internetit ai theksoi se aktualisht po studionte në Amerikë.

Në videon e fundit personi i përshkruar si Amiri tha se ishte larguar nga “agjentët” e Shteteve të Bashkuara dhe se po fshihej.
XS
SM
MD
LG