Ndërlidhjet

Kabul: Prokurori i përgjithshëm amerikan diskuton për korrupsion


Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, ka arritur sot në Kabul të Afganistanit, për të diskutuar për çrrënjosjen e korrupsionit dhe çështje të tjera juridike me zyrtarët e lartë afganë dhe amerikanë.

Në deklaratën e tij, zoti Holder tha se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë ta ndihmojnë qeverinë afgane në krijimin e sistemit të qëndrueshëm dhe efektiv të drejtësisë penale, për të cilën populli afgan ka të drejtë”.

Udhëtimi i prokurorit Holder në Kabul, i pari i një Prokurori të përgjithshëm amerikan, po bëhet në periudhën kur administrata e presidentit Barak Obama, po e ndërron komandën e forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, që po e luftojnë kryengritjen talibane.
XS
SM
MD
LG