Ndërlidhjet

logo-print

“Larry King Live” drejt fundit

  • RFE /RL

Pak javë më parë, presidenti Barak Obama ishte i ftuari i emisionit "Larry King Live" për të diskutuar kryesisht rreth katastrofës mjedisore në Gjirin e Meksikës.

Pak javë më parë, presidenti Barak Obama ishte i ftuari i emisionit "Larry King Live" për të diskutuar kryesisht rreth katastrofës mjedisore në Gjirin e Meksikës.

Emisioni “Larry King Live” së shpejti do të shohë fundin. Pas 25 vjetësh transmetim në rrjetin televiziv CNN, pas shumë bisedave me presidentë dhe yje të Hollywood-it, autori Larry King ka njoftuar së në fund të vitit do të përfundojë “show”-n e tij, që transmetohej pesë netë në javë.

Larry King Live, kohëve të fundit, është përballur me rënie të shikueshmërisë, madje edhe për 40 për qind gjatë këtij viti, ka bërë të ditur “Washington Post”. Ndërsa, sipas “New York Times”, audienca e tij është përgjysmuar çdo natë, që nga zgjedhjet e fundit presidenciale, në vitin 2008.

“Larry King Live” është futur në librin e rekordeve botërore Guinness për emetimin më të gjatë nga i njëjti moderator dhe në të njëjtën kohë. King tashmë planifikon të paraqitet në emisione të veçanta të CNN-it, rreth çështjeve nacionale dhe ndërkombëtare.


Inserte nga "Larry King Live", me të ftuar presidentin Obama:

XS
SM
MD
LG