Ndërlidhjet

SHBA: Arrestimet e spiunëve nuk i dëmtojnë raportet me Rusinë


Shtëpia e Bardhë thotë se nuk pret që arrestimi i pjesëtarëve të dyshuar të një rrjeti të spiunëve rusë në Shtetet e Bashkuara, do t’i dëmtoj raportet Uashington – Moskë.

- Nuk besoj se kjo do të ndikoj në ripërtritjen e raporteve me Rusinë. Ne kemi bërë progres të madh gjatë një viti e gjysmë, duke punuar në çështjet e shqetësimit reciprok, nga marrëveshja START e deri në punën e përbashkët në çështjet si ajo në Kombet e Bashkuara për Korenë Veriore dhe Iranin. Pra, nuk mendoj se kjo do të ketë ndikim në këto raporte, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, mbrëmë vonë në Uashington.

Ministria e jashtme e Rusisë ka pranuar se disa prej spiunëve të dyshuar të arrestuar në Shtetet e Bashkuara, janë shtetas rusë, por ka insistuar se ata nuk kanë bërë asgjë për t’i dëmtuar interesat e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG