Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Disa talibanë u vranë pas sulmit kundër bazës së NATO-s


Zyrtarë afganë dhe të NATO-s thonë se disa luftëtarë talibanë janë vrarë, gjatë sulmit të tyre të sotëm kundër një baze ajrore të aleancës në pjesën lindore të Afganistanit.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se së paku një sulmues vetëvrasës e ka aktivizuar një makinë bombë afër bazës.

NATO-ja kumtoi se forcat e kombinuara afgane dhe ndërkombëtare iu përgjigjën sulmit. Sipas NATO-s “disa kryengritës u vranë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Zahir Azimi, tha se janë vrarë tetë kryengritës, ndërsa nga një ushtar i NATO-s dhe i forcave afgane janë plagosur.
XS
SM
MD
LG