Ndërlidhjet

Gjermania zgjedh presidentin e ri



Gjermania sot do të fitojë presidentin e ri, i cili do të zëvendësojë Jorst Kohler-in që u largua një muaj më parë.

Presidentia kryesisht është post ceremonial, por gara shihet si test për fuqinë e koalicionit konservator të kancelares Angela Merkel.

Koalicioni e ka emëruar Kristian Volf, guvernator i Saksonisë së ulët dhe zëvendës i partisë së Merkelit.

Rivali i tij është Joakim Gauk, ish disident i njohur gjermano lindor, që mbështetet nga Socialdemokratët dhe të Gjelbërit.

Presidenti zgjedhet nga një Asamble e posaçme prej 1244 përfaqësuesve, përfshirë të gjithë 622 anëtarët e parlamentit federal, dhe numër të barabartë të delegatëve nga të gjitha landet federale.
XS
SM
MD
LG