Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Otunbajeva do inaugurohet presidente



Udhëheqësja e përkohshme e Kirgizisë, Roza Otunbajeva, do të shpallet presidente në 3 korrik, njoftuan autoritetet në Bishkek.

Ceremonia do të pasojë shpalljen e rezultateve të referendumit të 27 qershorit, ku u votua për ndryshimet kushtetuese.

Kushtetuta e re parasheh pushtet më të kufizuar të presidentit, ndërsa Kirgizinë e bën të parën republikë parlamentare në Azinë Qendrore.

Zgjedhjet e përgjithshme pritet të mbahen në 10 tetor.
.
XS
SM
MD
LG