Ndërlidhjet

Tiranë: Hetim parlamentar për masakrën e Tivarit



Me nismën e Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë do të ngritet një komision parlamentar për të zbardhur Masakrën e Tivarit të vitit 1945.

Kërkesa pritet të paraqitet në Kuvend gjatë seancës së të enjtes, njoftuan mediat lokale në Tiranë.

Mandati i komisionit do të jetë një vit, dhe ai do t’i hetuojë të gjitha dokumentet arkivore ku synohet nxjerrja e përgjegjësive.

Kryeministri Sali Berisha akuzoi ditë më parë ish presidentin Ramiz Alia se ka pasur dijeni, por dhe ka dhënë miratimin për masakrën e Tivarit, kur u vranë dhe ekzekutuan mijëra të rinj kosovarë.
XS
SM
MD
LG