Ndërlidhjet

Domenek fajëson mediat për fiaskon e Francës në Botërorin 2010



Trajneri i Francës në largim, Raymond Domenek, dhe ish presidenti i Federatës së Futbollit, Zhan Pier Eskalet, u paraqitën para një komisioni parlamentar për ta shpjeguar dështimin e madh në Kampionatin Botëror. Dëgjimi u bë prapa dyerve të mbylluara.

Ligjvënësi prominent Zhan-Fransoa Kope tha se dëshmia e Domenekut “nuk ishte shumë dinjitoze”, dhe se ai u përpoq t’ia hedhë fajin mediave.

Dëgjimi u mbajt megjithë paralajmërimet nga kreu i FIFA-s, Sep Blater, i cili tha se kombëtarja rrezikon suspendimin nëse presidenti Nikolas Sarkozi apo liderët politikë ndërhyjnë në drejtimin e federatës.

Ligjvënësit u përgjigjën se Blateri nuk mund t’u thotë atyre se si ta bëjnë punën.
XS
SM
MD
LG