Ndërlidhjet

Azerbejxhan: Tre të vdekur nga të shtënat në ushtri



Një ushtar i Azerbejxhanit i ka vrarë dy ushtarë të tjerë dhe e ka plagosur të tretin, përpara se të vrasë veten.

Ministria e Mbrojtjes tha se incidenti ka ndodhur në 29 qershor, dhe se ai po hetohet.

Kjo ishte e katërta vrasje masovike në Azerbejxhan, dhe e treta në radhët e ushtrisë prej fillimit të vitit.

Në një raport për vitin 2008, Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha se ushtria e Azerbejxhanit është pllakosur nga korrupcioni endemik dhe nepotizmi.
XS
SM
MD
LG