Ndërlidhjet

Toni Bler, fitues i Medaljes së Lirisë 2010



Ish kryeministri britanik Toni Bler është emëruar fitues i Medaljes së Lirisë për vitin 2010.

Çmimi do t'i ndahet Blerit në 13 shtator në Filadelfi nga ish presidenti amerikan, Bill Klinton.

Qendra Kombëtare e Kushtetutës ua ndan këtë çmim çdo vit njerëzve, veprimet e të cilëve i përfaqësojnë themelet bazë të Shteteve të Bashkuara.

Çmimi ka vlerë prej 100 mijë dollarë.

Medalja u themelua në vitin 1989. Ndër fituesit e mëparshëm kanë qenë Bono, këngëtar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, pastaj ish presidenti jugafrikan Nelson Mandela, dhe ish presidenti amerikan Xhimi Karter.

XS
SM
MD
LG