Ndërlidhjet

logo-print

Holder dhe Karzai diskutojnë për korrupcionin



Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, i lëvdoi sot përpjekjet e qeverisë së Afganistanit për të zbatuar sundimin e ligjit.

Pas takimit me zyrtarët afganë në Kabul, Holder gjithashtu tërhoqi vërejtjen se “shumë punë mbetet për t’u bërë”, dhe insistoi se “shtylla kryesore për arritjen e stabilitetit është sundimi i ligjit”.

Presidenti Hamid Karzai ka bërë thirrje të mos politizohet lufta kundër korrupcionit, njoftoi zyra e tij.

Vizita e kryeprokurorit Holder në Afganistan vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet rreth përpjekjeve të administratës afgane për luftimin e korrupcionit.
XS
SM
MD
LG