Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Dënohen dy vetë për vdekjet në burg



Raportet nga Irani thonë se gjykata ushtarake i ka dënuar me vdekje dy vetë në lidhje me vdekjet në burg të të paktën tre protestuesve kundër qeverisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA citoi verdiktin e gjykatës, sipas të cilit, “dy të pandehur dënohen me vdekje, nëntë të tjerë me burg, dhe njëri është liruar”.

Në fillim të gjykimit në muajin mars, gjykata tha se 11 oficerë policie dhe një civil përballen me akuzat për vdekjet në burgun Kahrizak verën e kaluar.
XS
SM
MD
LG