Ndërlidhjet

Presidenti i Nigerisë suspendon kombëtaren e futbollit



Presidenti i Nigerisë Gudlak Xhonatan e ka suspenduar sot kombëtaren e futbollit për dy vjet nga të gjitha garat ndërkombëtare, për shkak të rezultateve të dobëta në Kupën e Botës.

Nigeria fitoi vetëm një pikë në barazimin me Korenë e Jugut 2:2.

Në grupin B, Nigeria u mund nga Argjentina, 0:1, dhe nga Greqia, 1:2.

"Super shqiponjat" nuk kanë shënuar fitore në kampionatet botërore prej vitit 1998.

Në Botërorin 2002 në Korenë e Jugut, ata pësuan dy humbje dhe patën një barazim, ndërsa nuk arritën të kualifikohen për Botërorin 2006 në Gjermani.


XS
SM
MD
LG