Ndërlidhjet

Shpërthim në kryeqytetin e Çeçenisë



Raportet nga Rusia thonë se një shpërthim, i cili dyshohet të jetë vetëvrasës, e ka tronditur qendrën e kryeqytetit të Çeçenisë, Grozni, duke plagosur të paktën katër pjesëtarë të sigurisë.

Agjencia Itar-Tass citoi një zyrtar lokal të zbatimit të ligjit të ketë thënë se të paktën një person është vrarë dhe 10 janë plagosur në shpërthimin, i cili ndodhi afër një salle koncertale.

Rusia po lufton me kryengritjen islamiste në rritje në rajonet kryesisht myslimane në Kaukazin Verior, të cilat janë të pllakosura nga korrupcoioni, varfëria, papunësia dhe brutaliteti i policisë kundër myslimanëve që e ushtrojnë fenë e tyre.
XS
SM
MD
LG