Ndërlidhjet

SHBA: H. Klinton niset në turne në E. Qendrore dhe Kaukaz


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, udhëton për në Evropën Qendrore dhe Kaukaz.

Së pari ajo do të qëndroj në Ukrainë, ku do të takohet me presidentin Viktor Janukoviq dhe me zyrtarë të tjerë.

Departamenti amerikan i shtetit njoftoi, poashtu, se në agjendën e diskutimit në Kiev është edhe deklarata e Ukrainës në Samitin për Siguri Bërthamore, në fillim të këtij viti në Uashington, për lirim nga sasia e uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë.

Në turneun pesëditësh të zonjës Klinton, përfshihen edhe qëndrimet në Poloni, Azerbajxhan, Armeni dhe Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG