Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama e nënshkruan legjislacionin për Iranin


Presidenti amerikan, Barak Obama, sot do ta nënshkruaj legjislacionin për sanksione të reja, më të ashpra, kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Javën e kaluar, si Senati ashtu edhe Dhoma Përfaqësuese, e kanë miratuar legjislacionin që merr në shënjestër Gardën Revolucionare të Iranit dhe importet e gazit dhe të produkteve të tjera për energji.

Ky aksion u bë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më herët, e miratoi rundin e katërt të sanksioneve kundër Iranit.

Njëra nga pikat e legjislacionit parasheh që bankat e jashtme, që bëjnë biznes me Gardën Revolucionare ose me bankat e tjera iraniane, do të pëjashtohen nga sistemi financiar i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG