Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Miratohet legjislacioni për reformë financiare


Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka kaluar legjislacionin për reformimin e rregullave financiare.

Votimi kryesisht kaloi sipas linjave partiake pasi demokratët e mbështetën legjislacionin, ndërsa republikanët e kundërshtuan.

Presidenti Barak Obama, në deklaratën e tij e përshëndeti votimin duke thënë se është “fitore për secilin amerikan, që ishte i prekur nga papërgjegjësia, që çoi në humbjen e miliona vendeve të punës”.

Lidhur me këtë legjislacion, Senati do të votoj më vonë këtë muaj.
XS
SM
MD
LG