Ndërlidhjet

Rusia dhe fqinjët e fillojnë unionin doganor


Rusia, Kazakistani dhe Bellorusia sot e fillojnë unionin doganor, që pritet se do ta nxisë tregtinë dhe investimet ndërmjet tri vendeve.

Derisa Bellorusia nuk i ka ratifikuar ende të gjitha dokumentet e nevojshme, Rusia dhe Kazakistani thonë se do të vazhojnë me këtë plan, pavarësisht nga vendimi i Minskut.

Bellorusia e ka ndërlidhur ratifikimin e dokumenteve me kërkesat që Rusia të tërhiqet nga tatimet e eksportit të naftës.
XS
SM
MD
LG