Ndërlidhjet

Tojota: 270 mijë automobila kanë gabime në makinë


Prodhuesi japonez i automobilave, Tojota, njoftoi sot se afro 270 mijë vetura, përfshirë edhe tipin Lexus, kanë gabime në motorë.

Zëdhënësi Hideaki Homma, tha se kompania ende po i vlerëson masat se si të veprohet me motorët me gabim, që mund të ndalen derisa vetura është në lëvizje.

Tojota, që është prodhuesi i dytë më i madh në botë i automobilave, ishte duke punuar në ripërtritjen e reputacionit pas tërheqjes së afro 8 milionë veturave në mbarë botën, për shkak të gabimeve në ndërruesin e shpejtësisë dhe mangësive të tjera.
XS
SM
MD
LG