Ndërlidhjet

FIFA heton Nigerinë dhe Francën


Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, ka deklaruar se po shqyrton zhvillimet në federatat e futbollit në Francë dhe në Nigeri. FIFA ka theksuar se nuk do të lejojë politikën të ndikojë në futboll.

Deklarata u bë pas vendimit të së mërkurës nga presideni i Nigerisë që të anulojë pjesëmarrjen e kombëtares së futbollit në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Vendimi erdhi pas paraqitjes së dobët të Nigerisë në "Afrika e Jugut 2010".

Zëdhënësi i FIFA-s ka shtuar se "po mbikëqyren nga afër zhvillimet në Francë", ku trajneri në largim i kombëtares, Rajmond Domenek, ka dalë përpara një komisioni të posaçëm parlamentar. Kombëtarja franceze e futbollit në "Afrika e Jugut 2010", jo vetëm që bëri paraqitje të dobët, por pati edhe konflikte të hapura mes trajnerit dhe futbollistëve.

XS
SM
MD
LG