Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhson, trajneri i ri i Liverpulit


Roi Hoxhson është emëruar trajneri i ri i ekipit anglez të futbollit, Liverpul. Hoxhson do ta mbajë këtë detyrë për tre vjetë. Hoxhson zëvendëson në këtë post Rafael Benitezin.

Sezonin e kaluar 62 vjeçari Hoxhson drejtoi ekipin tjetër anglez, atë të Fulhamit, duke e çuar deri në finalet Ligës së Kampioneve.

Hoxhson theksoi se "është i nderuar që do të drejtojë Liverpulin, klubin futbollistik më të suksesshëm të Britanisë".
XS
SM
MD
LG