Ndërlidhjet

Bien tregjet financiare



Tregjet financiare kanë shënuar rënje të enjten, pas publikimit të informacioneve se ekonomitë kryesore të botës, nga ajo amerikane, kineze e deri tek ato evropiane po mëkëmbën me ngadalë.

Një tjetër zhvillim në tregjet financiare ishte dhe rritja e monedhës së përbashkët evropiane, euro, përballë dollarit amerikan. Euroja gjatë javëve të fundit kishte njohur rënje si pasojë e krizës greke dhe drojës për përsëritjen e skenarit grek dhe në disa vende të tjera të eurozonës.
XS
SM
MD
LG