Ndërlidhjet

Bler: Lehtësimi i bllokadës në Gaza, hap drejt paqes


Lehtësimi i bllokadës izraelite në Rripin e Gazës hap mundësi të reja për paqe, tha përfaqësuesi i “katërshes” për Lindjen e Mesme, Toni Bler.

“Është e domosdoshme që të sigurohet një ndryshim i qëndrueshëm në politikën izraelite, në mënyrë që të përmirësohet situata në Bregun Perëndimor”, ka thënë Bler.

Ai po ashtu kërkoi nga Hamasi të lirojë ushtarin e arrestuar izraelit, Gilad Shalit, duke thënë se “ky do të ishte një hap i madh drejt paqes”.

“Katërshja” e Lindjes së Mesme përbëhet nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG