Ndërlidhjet

Obama kërkon reforma në politikat e migracionit


Presidenti Obama ka kërkuar reformimin e politikave të migracionit gjatë një fjalimi në Universitetin Amerikan në Uashington.

“Sistemi çalon dhe të gjithë e dinë këtë. Fatkeqësisht, reformat ishin peng i kundërthënieve politike dhe interesave të grupeve të caktuara”, tha Obama.

Presidenti amerikan dhe se kufijtë e Shteteve të Bashkuara nuk kanë qenë të kontrolluar për dekada dhe se aktalisht llogariten rreth 11 milionë njerëz në vend, që nuk posedojnë dokumente.

Obama tha se problemi “nuk mund të zgjidhet vetëm me mure dhe patrulla kufitare”. Ai tha se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për sigurimin e kufirit dhe se bizneset do të përballen me pasoja për punësimin emigrantëve të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG