Ndërlidhjet

Tre të vrarë në sulmin ndaj zyrave të një organizate amerikane



Militantët talibanë kanë sulmuar zyrat e një organizate amerikane, që punonte si kontraktore e USAID, në Kunduz të Afganistanit.

Guvernatori i Kunduzit tha se tre persona, një nënshtetas gjerman, një polic dhe një roje janë vrarë gjatë sulmit. Të njëjtat burime njoftojnë se zyrat e organizatës amerikane u sulmuan nga katër atentatorë vetvrasës.

Së paku 20 persona janë plagosur gjatë incidentit.
XS
SM
MD
LG