Ndërlidhjet

Vjenë: 7000 veta në mbështetje të familjes Zogaj



Mbi 7000 veta, të mbledhur në sheshin qëndror të Vjenës, protestuan dje kundër dëbimit të familjes kosovare Zogaj. Protestuesit kërkonin politika më njerëzore imigracioni.

Fati i familjes Zogaj, të integruar mirë në Austri, është bërë simbol i politikave të ashpra të azilit të ndjekura nga Ministria e Brendshme.

Familja Zogaj nga Kosova jeton në Austri prej vitit 2002. Protestuesit thanë se familja Zogaj dhe të ngjashme më të duhet të qëndrojnë në Austri mbi baza humanitare, pavarësisht se nuk iu është pranuar kërkesa për strehim.
XS
SM
MD
LG