Ndërlidhjet

logo-print

Xhuda: Mbështetësit e Kosovës kundërshtojnë ndarjen


“Nuk e di se sa serioze është Prishtina, por mendoj se komuniteti ndërkombëtar është mjaft serioz në kundërshtimin e këtyre lëvizjeve", thotë Xhuda.

“Nuk e di se sa serioze është Prishtina, por mendoj se komuniteti ndërkombëtar është mjaft serioz në kundërshtimin e këtyre lëvizjeve", thotë Xhuda.

Mbështetësit e pavarësisë së Kosovës seriozisht e kundërshtojnë ndarjen e saj, ka deklaruar analisti britanik dhe autori i disa librave dhe artikujve për Ballkanin, Tim Xhuda.

Analisti britanik ka pohuar se mbështetësit e pavarësisë së Kosovës, ndarjen e kundërshtojnë madje më shumë se Prishtina apo Beogradi.

“Nuk e di se sa serioze është Prishtina, por mendoj se komuniteti ndërkombëtar është mjaft serioz në kundërshtimin e këtyre lëvizjeve. Qeveria e Kosovës besoj se po vepron ashtu siç po e sugjerojnë mbështetësit e fuqishëm ndërkombëtarë”.

“Nëse do të ndryshonte ky qëndrim në komunitetin ndërkombëtar, po them nëse p.sh amerikanët dhe britanikët thonë se janë në favor të ndarjes apo të shkëmbimit të territoreve, ndoshta do të ndryshonte edhe qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, por mendoj se mbështetësit kryesorë janë kundër ndarjes”, ka thënë Tim Xhuda në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Qëllimi i mbështetësve të ndarjes apo të shkëmbimit të territoreve është që ato të vijnë në fokus pas një kohe, ngase nuk mund të flitet që një gjë e tillë të ndodhë në afate të shkurtra apo të mesme kohore, ka thënë Tim Xhuda.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG