Ndërlidhjet

Tadiç: Incidenti në Mitrovicë provokim



“Incidenti i sotëm në Mitrovicë ishte provokim për paqen dhe Serbinë”, ka deklaruar presidneti serb Boris Tadiç. Tadiç ka theksuar se Beogradi nuk do të veprojë ndaj provokimeve, por do të kërkojë reagimin e të gjitha organizmave ndërkombëtare.

Deklarata e Tadiçit u bë pas incidentit të sotëm në Mitrovicë. Një shpërthim ndodhi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbe po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në këtë lagje. Policia thote se ka te lenduar, por nuk di numrin e tyre.

Aktualisht, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa hetues të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi.
XS
SM
MD
LG