Ndërlidhjet

Fuqizohet Kushtetuta e re e Kirgizisë


Ka hyrë në fuqi Kushtetuta e re e Kirgizisë, pasi autoritetet zgjedhore publikuan rezultatet finale të referendumit të së dielës.

Bëhet e ditur se 90.55 për qind e votuesve kanë mbështetur kushtetutën e re, përderisa vetëm 8.07 për qind e kanë kundërshtuar atë.

Kreu i Komisionit Zgjedhor të Kirgizisë, Akylbek Sariev, tha se rezultatet i hapin rrugën liderës së përkohshme, Roza Otunbajeva, të bëjë betimin si presidente e vendit.

Kushtetuta e re ishte propozuar nga krerët e përkohshëm kirgizë, të cilët erdhën në fuqi pas përmbysjes së presidentit Kurmanbek Bakiev, në muajin prill.
XS
SM
MD
LG