Ndërlidhjet

Athinë: Më 8 korrik, greva e radhës


Dy sindikatat më të mëdha në Greqi janë dakorduar për një tjetër grevë të përgjithshme më 8 korrik. Në këtë datë, Parlamenti grek do të diskutojë Ligjin për reformat në pensione.

Ligji, i cili kundërshtohet ashpër nga sindikalistët, parasheh ulje të pensioneve dhe rritje të moshës së pensionimit në 65 vjet.

Konfederata e Punëtorëve Grekë, e cila grumbullon një milion të punësuar në sektorin privat, kërkon tërheqjen e ligjit.

Grevës do t’i bashkohet edhe Federata e punëtorëve të administratës dhe të sektorit shtetëror të ekonomisë.

Qeveria e Greqisë është zotuar për zbatimin e masave të kursimit, për të marrë ndihmën financiare prej 110 miliardë eurosh nga vendet e Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG