Ndërlidhjet

Sejdiu dënon shpërthimin në Mitrovicë


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dënoi shpërthimin e sotëm në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, si pasojë e të cilit u vra një dhe u plagosën 11 qytetarë, të cilët po protestonin kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor, stabil dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim etnie e besimi. Prandaj, vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi, janë tërësisht të papranueshme”, tha presidenti Sejdiu.

Ai ripohoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sejdiu kërkoi nga institucionet përgjegjëse, vendëse dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.
XS
SM
MD
LG