Ndërlidhjet

Klinton: Dyert e NATO-s mbeten të hapura për Ukrainën


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se dyert e NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës mbeten të hapura.

Në takimin me homologun e saj ukrainas, Kostyantyn Gryshchenko, në Kjev, Klinton tha se “Ukraina është një shtet sovran dhe i pavarur që ka të drejë të zgjedhë aleancat e veta”.

Autoritetet ukrainase, të drejtuara nga presidenti Viktor Janukoviq, kanë braktisur synimet pro-perëndimore të administratës së mëparshme, për t’iu bashkuar NATO-s.

Ukraina është ndalesa e parë e Klintonit në turneun pesëditor, i cili përfshin edhe Poloninë, Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG