Ndërlidhjet

logo-print

Sondazhi: Merkel po humb kontrollin ndaj qeverisë


Dy nga tre gjermanë besojnë se koalicioni i qendrës së djathtë i kancelares Angela Merkel do të pësojë rënie pas zgjedhjes së presidentit të shtetit.

Hulumtimet e rrjetit ARD thonë se 60 për qind e të anketuarve mendojnë se zgjedhja e Kristian Vulfit ka “turpëruar” Merkelin, meqë janë dashur tri raunde votimesh që kandidati i saj të marrë pozitën e kryetarit, përderisa disa partnerë të koalcionit kanë votuar për kandidatin e opozitës.

77 për qind konsiderojnë se kancelarja Merkel po humb kontrollin ndaj qeverisë. Sondazhi u zhvillua nga organizata Infratest Dimap, kurse mundësitë për gabime janë 3.5 për qind.
XS
SM
MD
LG