Ndërlidhjet

Capello mbetet trajner i Anglisë


Fabio Capello do të vazhdojë të mbetet trajner i kombëtares angleze, pavarësisht rezultateve të dobëta të ekipit në Kampionatin Botëror të Futbollit “Afrika e Jugut 2010”.

Pesë ditë pas gjunjëzimit të Anglisë nga Gjermania, me rezultat 4:1, Shoqata e Futbollit tha se bordi i saj “është dakorduar njëzëri që Fabio është njeriu më i mirë për të vazhduar me menaxhimin e skuadrës angleze”.

Anglia u rendit e dyta pas Shteteve të Bashkuara në Grupin C, por në ndeshjet eliminatore u mund nga Gjermania.
XS
SM
MD
LG