Ndërlidhjet

logo-print

Eshton dënon sulmin në Lahore


Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, ka dënuar sulmin në qytetin Lahore të Pakistanit, me ç’rast humbën jetën 42 veta dhe u plagosën së paku 180 të tjerë.

Eshton tha se “sulmi tregon shkallën e kërcënimit terrorist” në Pakistan.

Dy atentatorë vetvrasës sulmuan dje një vend kulti sufi në qytetin pakistanez të Lahores. Qindra besimtarë gjendeshin në objektin e kultit në momentin e sulmit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për të, por ekstremistët islamikë e konsiderojnë sufizmin si heretik.
XS
SM
MD
LG