Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: S’ka ndryshime në strategjinë për Afganistanin


Zëvendësimi i komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan nuk do të sjellë ndryshime në strategjinë e Aleancës për këtë vend, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

“Ka pasur ndryshim të komandës, por nuk do të ketë ndryshim të strategjisë”, ka thënë ai.

Rasmusen i bëri këto komente në Lisbonë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë portugeze, Luis Amado.

“Unë e siguroj popullin afgan se ne do të qëndrojmë atje aq sa është e nevojshme për të siguruar vendin e tyre”, ka thënë Rasmusen.

“Një gjë e tillë nuk është përgjithmonë. Misioni ynë do të përfundojë kur afganët të jenë të gatshëm të sigurojnë vetë vendin e tyre”, ka shtuar ai.

Rasmusen po zhvillon vizitën e parë në Portugali si shef i NATO-s, për të diskutuar me zyrtarët lokalë rreth samitit të Aleancës, që do të mbahet në fund të nëntorit në Lisbonë.
XS
SM
MD
LG