Ndërlidhjet

Somalezi akuzohet për terrorizëm


Gjykata e Danimarkës akuzon për "terrorizëm" një shtetas të Somalisë, pas tentativës për vrasje të karikaturistit të Profetit Muhamed.

Prokurori Joergen Steen Soerensen tha se i akuzuari, emri i të cilit nuk u bë publik me urdhër të gjykatës, "ka dashur të frikësojë seriozisht qytetarët dhe të destabilizojë Danimarkën" me sulmin ndaj karikaturistit Kurt Westergaard, raporton AP.

28-vjeçari ishte futur në shtëpinë e Westergaardit, i armatosur me thikë dhe sëpatë. Policia kishte qëlluar në të, duke e plagosur në këmbë, ndërsa karikaturisti nuk kishte pësuar lëndime.

I dyshuari tha se ka dashur të frikësojë Westergaardin dhe mohoi të gjitha akuzat, përveç atyre për zotërimin e armëve.
XS
SM
MD
LG