Ndërlidhjet

OSBE dënon dhunën në Mitrovicë


“Misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh keqardhje për jetën e humbur, si dhe për të plagosurit në dhunën e sotme”, ka thënë kreu i këtij misioni, ambasadori Werner Almhofer.

“I shpreh ngushëllime familjes së doktorit Mesud Gjekoviq, i cili ishte një pjesëtar i shquar i komunitetit të tij, si dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të të lënduarve”.

“I dënoj përleshjet e sotme, të cilat nuk janë në dobi të askujt dhe paraqesin sfidë për sigurinë publike”, ka thënë Almhofer.

Një person ka ndërruar jetë dhe 11 janë plagosur nga shpërthimi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve.
XS
SM
MD
LG