Ndërlidhjet

I dyshuari pranon se është agjent rus


Prokurorët e Shteteve të Bashkuara thanë se njëri nga të dyshuarit në “rastin e spiunëve rusë”, ka pranuar të ketë qenë agjent i Rusisë.

Gjykatësi ka shtyrë vendimin për lirimin me pagesë të të dyshuarit, i cili operonte me identitet të rrejshëm si Juan Lazaro.

Gjykata Federale i ka ofruar liri me kusht bashkëshortes së tij, Viki Pelez, e cila është shtetase amerikane. Pelez, me profesion gazetare, duhet të paguajë 250 mijë dollarë për lirimin e saj me kusht. Sipas gjykatësit, ajo nuk ishte e aftësuar si spiune.

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për lirim me kusht të çiftit tjetër Riçard dhe Sintia Mërfi.

Ndërkaq, i dyshuari i 11-të është zhdukur të mërkurën, pasi që Qiproja e liroi me pagesë. Ministri qipriot i Drejtësisë, Lucas Luca, tha sot se i dyshuari mund të ketë braktisur vendin.

Qëllimi i spiunëve rusë ishte depërtimi në rrethet e politikbërësve amerikanë.
XS
SM
MD
LG