Ndërlidhjet

Netanjahu kundër përkeqësimit të raporteve me Turqinë


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u shpreh kundër përkeqësimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Turqisë.

“Nuk ka ende asnjë marrëveshje mes nesh dhe Turqisë. Por, është mirë të bëhen përpjekje për t’i ndaluar përkeqësimet”, ka thënë Netanjahu në një intervistë për televizionin shtetëror izraelit.

Netanjahu konfirmoi se njëri nga ministrat e qeverisë së tij ka takuar një zyrtar të lartë turk, gjatë kësaj jave në Bruksel.

Raportet mes dy vendeve ishin dëmtuar pas sulmit vdekjeprurës të ushtrisë izraelite në flotën turke, që po dërgonte ndihma për Gazën. Incidenti rezultoi me vdekjen e nëntë aktivistëve turq pro-palestinezë.
XS
SM
MD
LG