Radio Evropa e Lirë ka mbledhur fotografitë më karakteristike të ngjarjeve që shënuan javën që lëmë pas, si: gara tradicionale e nomadëve në Iran, votimet për referendum në Kirgizi, sulmet në Pakistan, shënimi i “Vidovdanit”... Dhe, Kampionati Botëror i Futbollit padyshim që mbetet temë e fokusuar.