Ndërlidhjet

Uruguaji – Gana 5:3, pas ekzekutimit të penalltive


Kombëtarja e Uruguajit u kualifikua për gjysmë finale të Kampionatit Botëror të futbollit, që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, pas fitores kundër Ganës me rezultat 5:3.

Loja në kohën e rregullt dhe pas dy vazhdimeve përfundoi baras 1:1, por në ekzekutimin e penalltive, Uruguaji qe më i suksesshëm dhe fitoi me rezultat 5:3.

Në gjysmëfinale, Uruguaji takohet me Holandën, e cila e eliminoi Brazilin me rezultat 2:1.

Sot në dy ndeshjet e fundit çerekfinale takohen Gjermania – Argjentina, orën 16, ndërsa Paraguaji – Spanja, ndeshjen e tyre e fillojnë në orën 20 e 30.
XS
SM
MD
LG